CLUB HISTORIE

RRUGTIMI DHE RILINDJA E FC ALBANIA ZÜRICH-UT DREJT SUKSESIT NE DIASPOR

Duke u mbështetur në mundësitë reale dhe kapacitetin sportiv të diasporës shqiptare që jeton dhe punon në Kantonin e Zürich-ut, lindi edhe ideja për të themeluar një klub futbollistik profesional sipas ligjeve dhe standardeve zvicerane që në të ardhmen do të përfaqësonte rininë shqiptare në arenën e futbollit për të gjithë rrethin e Zürich-ut.Këshilli nismëtar për themelimin e klubit futbollistik përbëhej nga: Kujtim Dauti, Jeton Lleshi, Sokol Dauti dhe Rini Dauti, ku më vonë me takimet e njëpasnjëshme këtij Këshilli ju bashkangjitën edhe anëtarë të tjerë siç janë: Atmi Doko, Kastriot Dika dhe Përparim Dauti.

Me një punë maratonike dhe të palodhshme nga ana e këshillit nismëtar për themelimin e klubit futbollistik FC Albania-Zürich, së pari u krijuan kushtet minimale për fillimin e kampionatit kantonal. Me sigurimin e fushës sportive, caktimin e trajnerëve, lojtarët e duhur, sponzorët e klubit dhe natyrisht veshëmbathjet që në ato momente mungonin, përfundimisht Kryesia e parë e klubit në qershor të vitit 2011 formojë klubin futbollistik FC Albania-Zürich.

Që në hapat e para të klubit, sponzori gjeneral i tij u caktua Colaku AG nga Zürich-u dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm të pronarit të Colaku AG zotit Maksut Collaku, klubit ju lehtësua funksionimi normal sa i takonte çështjes financiare. Më vonë klubit FC Albania ju bashkangjitën edhe sponzorë të tjerë si: Flamurtari Travel – Fisnik Dauti, Saliu Transport-Argëtim Saliu, Shqiponja Reisen – Lindijan Ajazi , AW Bautechnik – Arben Asani, Arb Consulting-Atmi Doko, Lisea Reinigung – Jeton Lleshi, Murtishi Malergeschäft AG – Edmond Murtishi, Sudex Transport – Këndim Dauti, Sihl Garage – Burim Tushi, AN Bautechnik – Natmir Asani, MS Finanz – Muhamed Shabani, Alternative Carroserie – Armend Abdurramani , Universal Garage – Alim Dauti, Restaurant Bär – Inajet Istrefi, Zagi Finanz – Liri Ibraimi , Club Relax, Dei Die-Burim Ramo, Bujar Zylali, Baki Alushi, Karate Kai – Fluturim Dauti, Asani Bodensysteme – Rui Asani, Coiffeur IBO – Ibraim Islami, Veliu GmbH – Metali Veliu, Veleshta Reisen – Agim Kaba, Rinia Dancing – Perparim Kuçi, Garage Ramo – Trashëgim Ramo.
Natyrisht që shumica e anëtarëve të këshillit nismëtar u kyqën dhe formuan kryesinë e parë të klubit ,ku sipas statutit dhe rregullores së klubit parashikohej edhe zyrtarizimi i saj në Federatën e futbollit zviceran me seli në Bern.
Me zyrtarizimin e klubit dhe me zgjedhjet e funksionerëve të saj ,Kryesia e parë e FC Albania-Zürich përbëhej nga: Kryetar: Kujtim Dauti, Nënkryetar: Kastriot Dika,Sekretar: Atmi Doko,Arkëtar:Rini Dauti,kurse anëtarët e tjerë në kryesinë e FC Albania-Zürich ishin:Sokol Dauti dhe Përparim Dauti.
Si trajnerë të parë të klubit FC Albania u caktua Azmi Lloga dhe asistenti i tij Vagner Roçi, kurse Drejtor Sportiv i Klubit FC Albania-Zürich u caktua Sokol Dauti.